Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitja në Rinas, arrestohet vëllai i Klement Çalës, roli që kishte

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_238488" align="alignnone" width=""]Klement Çala[/caption]

Mes të arrestuarve në Elbasan është edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës.

Është gazetari Aldo Kozarja ai i cili bën me dije lajmin. Klement Cala ishte në kërkim, pas një seri grabitjesh në bashkëpunim me Admir Muratajn.

Dyshimet e policisë për arrestimin e të vëllait, janë se Çala nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura.

Eldi Çala kishte marrë me qira servisin ku edhe është kryer modifikimi i furgonit me mbishkrim 'Hetimi Tatimor', me të cilin u krye grabitja mesditën e 9 prillit në Rinas.

Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja ka dhënë me qira Eldi Çalës, por pa një kontratë noteriale, pasi objekti rezulton në proces legalizimi.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë në Elbasan janë: F. Beqiraj, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Po ashtu policia ditën e sotme ka kryer kontrolle në disa banesa në Elbasan, të cilat dyshohen se jasnë në pronësi të të arrestuarve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese