Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit, gazetarja zbulon detaje tronditëse: Çfarë dihet deri tani

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë orëve të mbrëmjes Prokuroria në qytetin e Durrësit u grabit nga persona të paidentifikuar të cilët morën serverin qëndror bashkë me pamjet e kamerave të sigurisë si edhe një sërë dokumentesh.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ka dyshime që grabitësit të kenë qenë dy persona. Ata targetuan dosjet e një prokurori të veçantë dhe ky element mund të ndihmojë prokurorët në zbardhjen e ngjarjes.

Prokurori Afrim Shehu po hetonte tre dosje të rëndësishme, atë të tjetërsimit të pronave në Ishëm, korrupsion pasiv në hipoteka dhe një tender miliona eurosh në portin e Durrësit.

Deklarata në emisionin “Opinion”:

Në serverin qëndror kanë marrë jo vetëm të dhënat e prokurorisë, por janë marrë edhe pamje filmike. Nuk e kanë dëmtuar por e kanë grabitur. Drini pali është prokurori i çështes, është konfirmuar zyrtarisht se nuk ka asnjë pamje filmike, pasi i kanë marrë personat që dyshohet të jenë dy.

Firdeus është kompania që ka kontratë për të bërë ruajtjen fizike. Kanë qenë dy punonjës të policisë private në mëngjes që janë marrë në pyetje. E vetmja shpresë e hetuesve ka të bëjë me atë që janë të qarta dosjet që janë marrë dhe është vënë nën shënjestër vetëm një prokuror.

Janë grabitur disa dosje dhe serverin e prokurorisë. Dhoma e serverit mbahet në ruajtje të plotë nga përgjegjësi i IT-së. Në këtë dhomë nuk hyn asnjë tjetër pa autorizim. Është marrë i gjithë serveri bashkë me kamerat e sigurisë. Edhe serveri i prokurorisë edhe e kamerave.

Dosja kryesore është ajo e tjetërsimit të pronave në Ishëm, që ka mëse tre vjet që hetohet dhe prokurorit i është tërhequr vëmendje ta përshpejtojë.

Një dosje tjetër ka të bëjë me korrupsionit pasiv në hipoteka që ka kaluar së fumdi. Dhe një tjetër dosje lidhej me një tender disa miliona eruo në portin e Durrësit. Kjo dosje deri tani është mbajtur sekret dhe nuk mund të them një shifër konkrete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese