Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitja në Lezhë, autorët qëlluan me qytën e kallashnikovit dy të moshuarit, Policia: Kanë lënë prova, disa persona që kanë dijeni janë shoqëruar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Grabitja në Lezhë, autorët qëlluan me qytën e

Disa persona që dyshohet se kanë dijeni për grabitjen me armë zjarri në fshatin Spiten të Lezhës, janë shoqëruar në Polici dhe po merren në pyetjte. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe janë dhunuar nga grabitësit Gjergj dhe Vitore Doçi.

Sipas Policisë, autorët deri tani të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në shtëpinë e çiftit të moshuar dhe kanë grabitur në kërcënimin e armës një sasi lekësh dhe dy aparate celularë. Kur kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarit 61 vjeçar, autorët e kanë qëllluar atë dhe bashkëshorten me qytën e kallashnikovit.

Grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, ndërsa Blutë e Lezhës bëjnë me dije se autorët kanë lënë prova dhe kjo mund të çojë në identifikimin e tyre. Gjergj dhe Vitore Doçi janë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Informacion paraprak/ Lezhë

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.