Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitja e miliona eurove në Rinas, Gjykata jep vendimin për 7 anëtarët e grupit kriminal

Shkruar nga Newsbomb
Grabitja e miliona eurove në Rinas, Gjykata jep vendimin për 7

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin për Klement Çalën dhe Eldi Çalën, të cilët akuzohen për grabitjen e miliona eurove në barkun e një avioni në Rinas.

Sipas vendimit Klement Çala do të dënohet me 20 vite burg, ndërsa me 17 vite burg Eldi Çala.

Të pandehur janë tetë persona, ndër ta vëllezërit Çala, si dhe i shumëkërkuari nga drejtësia Talo Çela, shkruan newsbomb.al. Prokuroria i akuzon ata se janë pjesë e një grupi kriminal dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë para 9 prillit 2019.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Pjesëtarët e tjerë të grupit që mori pjesë në mega-grabitjen e aeroportit të Rinasit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga 17 vite.

Klement Çala, 20 vjet burg

Eldi Çala, 17 vite burg

Oltian Veseli, 17 vite burg

Renaldo Sula, 17 vite burg

Saimir Çela, 17 vite burg

Elton Pikli, 17 vjet burg

Alkond Bengasi, i penduar i drejtësisë 17 vite burg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu