Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Grabitja e frikshme me maska e doreza, Rebani Jaupi në shtëpinë e vjedhur: Ngjarje e rëndë, telefonata erdhi 10 minuta me vonesë (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a70ea85cd08f9ef5a22895aba99fb712

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi pranë vendngjarjes ka folur lidhur me grabitjen e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në familjen Hysa në fshatin Qinam të Tiranës.

Duke e konsideruar grabitjen një ngjarje të rëndë Jaupi  tha se telefonata nga familjarët ka ardhur me vonesë 10 minuta pasi janë larguar grabitësit, kësisoj këta të fundit kanë mundur të largohen.

Ndërsa theksoi se po punohet për kapjen e autorëve ai shtoi se nuk kemi të bëjmë me persona problematikë që kanë lidhje me krimin pasi anëtarët e kësaj familje janë njerëz të ndershëm. Kryefamiljari dhe djali i familjes Hysa punojnë të dy në ndërtim.

“Ne po  e vlerësojmë ngjatrjen. Policia ka ardhur ka marrë kontakt me të dëmtuarit me banorët e shtëpisë. Ngjarja nuk ka patur lëndime në njerëz. Natyrisht që është ngjarje e rëndë. Skemi pasur ngjarje të rënda. Ju e shihni  distancën është një zonë e largët nga zonat e tjera. Në këtë fshat nuk  ka ngjarje të tilla të ndodhura prej 2 vjetësh.

Ne e kontrollojmë zonën… Me anëlizën që po u bëjmë personalitetit të personave në banese del që ata janë persona pa probleme, punëtore. I zoti i shtëpisë dhe djali punojnë në ndërtim, gruaja dhe vajza punojnë në ndërtim. Skemi të bëjmë me persona që kanë problematikë me krimin.

Momenti i telefonatës është bërë me vonesë. 10 minuta me vonesë pasi janë larguar grabitësit. Autorët kanë mundur të largohet. Ngjarja do të zbadhet shumë shpejt”, tha Jaupi për report tv.

LEXO EDHE:https://www.newsbomb.al/mos-levizni-policia-kontroll-per-arme-familjaret-rrefejne-tmerrin-e-grabitjes-ne-tirane-njeri-i-tha-vrite-une-dhe-djali-bertitem-me-te-madhe-e-plote-204745

Më shumë

spot_img