Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja në filialin e një banke private të nivelit të dytë në Koplik.
Bëhet me dije se autorë kanë qenë tre persona, të cilët në filialin e bankës kanë grabitur 1000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë (të reja).
Ata kanë shkuar në ambientet e bankës “Banka Kombëtare Tregtare” dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur sasi parash. Sipas burimeve, autorët kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me shpejtësi.
Autorët duket se grabitjen e kanë mirëmenduar, ata pasi janë larguar nga vendngjarja me një makinë “Volkswagen” ngjyrë të errët, pak më tutje e kanë djegur atë për mos lënë asnjë gjurmë.
Më pas nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur një tjetër mjet tip “Benz” për të vazhduar rrugën e tyre.
Autoritetet policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.