Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Grabitja e bankomateve në Kosovë, VIDEO: Autorët qëllojnë me automatik drejt Policisë

Shkruar nga Newsbomb
Grabitja e bankomateve në Kosovë, VIDEO: Autorët

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së premte në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë. Katër persona të armatosur kanë grabitur një bankomat me para dhe kanë tentuar për dy të tjerë.

Menjëherë në adresën e dhënë ka mbërritur një patrullë dhe të dyshuarit kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të makinës së policisë, siç duket në videon e mëposhtme.

Fatmirësisht, dy policët që ndodheshin në makinën e patrullës nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor dhe i janë përgjigjur shkëmbimit të zjarrit, duke detyruar grabitësit të lënë në mesë atë që kishin nisur e të largohen.

Sipas Policisë së Kosovës, këta shtetas ishin të pajisur të katër me armë të gjata.

"Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare " Superviva" në Ferizaj.

Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrinë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes", thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar "Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e  armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje".​ Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me të, për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, duke garantuar anonimat të plotë.

Nëse kanë informata për personat e dyshuar që lidhet me grabitjen e armatosur të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese