Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabiti me armë bankën, Ervin Varaku prangoset nga Interpoli në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Grabiti me armë bankën, Ervin Varaku prangoset nga Interpoli në

Sebastian Varaku alias Ervin Varaku është lokalizuar dhe prangosur në shtetin italian falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me zyrën e Interpol Romës. Ky shtetas në vitin 2015 rezulton se ka grabitur filialin e një banke në Shijak, në kërcënimin e armës.

38 vjeçari me dy emra dhe banim në Shijak  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 7 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim.

"Në vitin 2015, në Shijak, Durrës, një shtetas i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe ka marrë një sasi parash. Nga hetimet rezultoi se autor i kësaj vepre penale ka qenë shtetasi Sebastian (Ervin) Varaku", njofton Policia e Shtetit.

Interpol Roma ka lokalizuar dhe prangosur dhe një shtetas italian që ishte larguar nga Shqipëria për t'ju fshehur drejtësisë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. C., 52 vjeç, banues në Itali, i cili bashkë me shtetasit A.D. dhe S.C., në bashkëpunim me shtetasit shqiptarë I. Q. dhe E. B., kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”,  “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria e Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.

Gjithashtu, falë bashkëpunimit me homologët u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, shtetasi Elmir Dashi, 40 vjeç, pasi në vitin 2018, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer  bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese