Tirana
few clouds
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
43 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Grabiti bankën greke dhe u dënua për pastrim parash në Fier, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Afrim Kocaqi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar për pastrim i produkteve të veprës penale në Fier, është ekstraduar nga Greqia.

Sipas policisë mësohet se 44-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 me 4 vite burgim.

Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit.

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga autoritetet tona gjyqësore.

Njoftimi i plotë i Interpol Tirana:

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin  2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë. 

Afrim Kocaqi kishte  bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga nga autoritetet tona gjyqësore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img