


Është arrestuar në zonën e ish-kombinatit në Tiranë, autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan, shtetasi Astrit Thaçi.
Policia bëri të mundur identifikimin e tij pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dhe pas një pune instensive ka arritur ta vërë në pranga.
27-vjeçari, i liruar së fundmi nga burgu, dyshohet se është edhe autor i dy grabitjeve të ndodhura në harkun kohor të tri ditëve në Durrës.
Sipas policisë autori kërcënoi me armë shitësen dhe vodhi një sasi bizhuterish.
Kujtojmë se Astrit Thaçi ishte i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.
Foto: Autori i grabitjes sot ne Elbasan dhe plagosjes në Durrës, Astrit Thaçi