Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabiti 5 markete në pak javë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Grabiti 5 markete në pak javë, arrestohet 36-vjeçari në

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për disa vjedhje.

Në pranga ka rënë shhtetasi G. D., 36 vjeç, i cili akuzohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Marketi", për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Zbardhen 5 raste të vjedhjes në markete, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Marketi".

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi G. D., 36 vjeç.

Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese