Shtëpia e ish-mesfushorit të Juventusit dhe aktualisht e Nice, Mario Lemina ka rënë pre e një grabitjeje.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në shtëpinë Lemina, ku ndodhej e dashura e tij dhe dy mikeshat e saj.
Ata nga grabitësit janë kërcënuar dhe më pas janë lidhur nga autorët, duke përjetuar kështu momente tmerri.
Futbollisti kur ndodhi grabitja nuk ndodhej në banesë, ndërsa bëhet me dije se autorët kanë marrë para, veshje, bizhuteri luksoze duke kapur vlerën e 300 mijë euro.
Policia po punon për arrestimin e autorëve.
Sondazh
Poll