Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitet pika e këmbimit valutor në Kamëz

Shkruar nga Newsbomb
Grabitet pika e këmbimit valutor në Kamëz

Një grabitje është regjistruar në një pikë të këmbimit valuator në Kamëz. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes ku tre persona kanë grabitur pikën e këmbimit valuator pranë Urës së Institutit.

Mësohet se autorët identiteti i të cilëve ende nuk dihet nga efektivët, të maskuar kanë hyrë në Exchange në pronësi të shtetasit me ininciale F.Gj, 59 vjeçar dhe kanë arritur të marrin shumën 30 000 lekë të rinj.

Policia ka hapur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, mirëpo për shkak se ata kanë qenë të maskuar deri më tani nuk është zbuluar indetiteti i tyre.

“Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën "Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese