Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitet një pikë karburanti në Shijak, autorët i marrin punonjësit paratë e xhiros ditore

Shkruar nga Newsbomb
Grabitet një pikë karburanti në Shijak, autorët i marrin

Një grabitje ka ndodhur në mes të ditës në një karburant në Fllakë të Shijakut, ku disa persona të paidentifikuar i kanë marrë punonjësit lekët e xhiros ditore.

Sipas burimeve nga policia, autorët kishin ndaluar me mjetin e tyre për ta furnizuar me karburant, ndërsa më pas e kanë kërcënuar dhe e kanë grabitur punonjësin E.G, 25 vjeç.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë që do t’i ndihmojnë për të zbuluar autorët e grabitjes.

“Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu