Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

“Jemi policia”, grabitet një banesë në Tepelenë, maskat terrorizojnë kryefamiljarin, marrin miliona lekë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një banesë ka rënë pre e një grabitjeje në Tepelenë, ku autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Bëhet me dije se 3 persona kanë grabitur shtëpinë në Tepelenë. Ata kanë trokitur në banesë e Alim Muhos në fshatin Luzar dhe janë prezantuar si policë.

Kur janë futur në banesë duke i kërcënuar ata kanë arritur të grabisin 2 milionë leke të vjetra.

Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit por keta te fundit nuk gjendeshin dje ne banesë. Policia po shoqëron disa persona banues ne ketë fshat për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.

Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qënë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img