Një kazino në qytetin e Shkodrës është grabitur pak çaste më parë nga dy persona të armatosur. Autorët janë futur në kazino dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të grabisin një shumë parash prej 4 milionë lekë të vjetra.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin e dy grabitësve, të cilët janë larguar menjëherë pas kryerjes së krimit.