Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitet me dhunë kambisti në Prrenjas, i vjedhin rreth 10 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një kambist me iniciale B.Sh nga Prrenjasi është grabitur me dhunë nga persona të paidentifikuar ende.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Katjel të Prrenjasit, ku kambistit i kanë prerë rrugën disa persona dhe i kanë marrë rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat 8 persona.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu