Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Laç (Detaje)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë rreth orës 16:36 në qytetin e Laçit.

Banka në qendër të qytetit të Laçit është grabitur nga perosna të maskuar dhe të armatosur. Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Informacion paraprak:

Më datë 29.12.2017, rreth orës 16:36, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:

Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.

Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar.

Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img