Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitet marketi në Korçë, hajdutët vjedhin para dhe paketa cigaresh

Shkruar nga Newsbomb
Grabitet marketi në Korçë, hajdutët vjedhin para dhe

Një market në Drenovë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Burime për mediat bëjnë me dije se dy persona të maskuar kanë hyrë në market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash si dhe disa paketa cigare.

Dyshohet se grabitësit kanë qenë me armë zjarri, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Priten më tepër detaje në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese