Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Grabitet makina në autostradën Durrës-Tiranë, dy persona të maskuar u drejtojnë armën dhe u marrin “Audi A7” dy vlonjatëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në autostradën Durrës-Tiranë.

Bëhet me dije se dy të rinj nga Vlora të cilat ishin nisur drejt kryeqytetit janë ndaluar pranë pranë kolegjit Turk, rreth orës 22.35 nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.

Nën kërcënimin e armës autorët u kanë grabitur vlonjatëve mjetin tip  “Audi A7” me të cilin ata po udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Ditën e sotme  të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit por ende nuk kanë marrë përgjigje për mjetin e tyre të vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Policia ka bërë me dije se shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, teksa ka ndaluar mjetin pranë kolegjit “Turgut Ozal”, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

“Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”, njofton Policia.

Më shumë




spot_img








spot_img