Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitet kambisti te ish-dollari në Tiranë, hajdutët e qëllojnë me çekiç, i marrin paratë dhe largohen me motor; përplasen para godinës së Vettingut (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një kambist te Banka e Shqipërisë, zona e njohur si ish-dollari, është grabitur pak minuta më parë, mëson Newsbomb.al. Sipas burimeve, grabitësit kanë qenë dy dhe janë larguar me motor.

Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e kambistit pasi ai ka qenë në krah të rrugës, kur është qëlluar me çekiç dhe i janë marrë të gjitha paratë.

Për të ikur sa më shpejt nga vendi i ngjarjes, autorët kanë hyrë në Rrrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por pas disa metrash janë përplasur me një makinë dhe janë rrëzuar. Menjëherë Policia ka shkuar në vendin ku ata janë përplasur, përpara godinës së vettingut dhe asaj të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mirëpo, dy grabitësit “ia kanë futur vrapit” duke braktisur motorin por jo paratë e grabitura. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të kalimtarëve dhe kambistëve të tjerë që qëndrojnë në krah të rrugës te Banka e Shqipërisë, shkruan newsbomb.al.

Motori i grabitesve, te zona e Lidhjes se Shkrimtareve

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.