Tirana
light rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
26 °
Sht
26 °
Die
24 °
Hën
25 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Grabitet kambisti te hotel “Sheraton”, personi i armatosur i rrëmben 180 mijë dollarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grabitje me armë ka ndodhur pak minuta më parë te lulishtja përballë hotel “Sheraton” në Tiranë. Pre e grabitjes ka rënë një kambist të cilit i është rrëmbyer një shumë e madhe parash.

Kambisti ishte i shoqëruar nga një person tjetër në momentin e ngjarjes dhe kishte tërhequr pak minuta më parë rreth 18 milion lekë të reja në një bankë, por u ndalua nga një person i maskuar i cili nën presionin e armës i ka marrë çantën me para.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2016, rreth orës 16:10, në rrugën “Dervish Hima”, tek ambjentet e jashtme të një subjekti privat, ka ndodhur një vjedhje me dhunë.

Shtetasit S. H., i është marrë një shumë monetare e konsiderueshme, nën ushtrimin e dhunës, shumë të cilën sapo e kishte tërhequr nga një degë banke e nivelit të dytë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmit dhe identifikimin e autorëve. Po kqyren kamerat per te pare si ka ndodhur ngjarja.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img