Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Grabitet banka në Tiranë, njërit prej autorëve i ra arma, nuk hapën dot kasafortën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e8993715498cfd282fc9f5e13b294d48

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë, vetëm pak metra larg komisariatit nr.2.

Raportohet se autorë të grabitjes kanë qenë dy persona me kapele në kokë dhe shall, të cilët janë larguar me një motor të vogël.

Mësohet se autorët kanë qenë në pritje dhe kanë vepruar sapo është hapur banka. Fillimisht dy grabitësit janë përleshur me rojen e sigurisë së filialit dhe më pas kanë hyrë në ambientet brenda. Ata kanë kërkuar të marrin paratë nga kasaforta por ajo ka qenë e mbyllur, pasi hapja e saj nuk bëhet përpara orës 09:00. Paraprakisht dyshohet se mund të jenë marrë 200 mijë lekë nga sportelet, por shuma nuk është konfirmuar ende.

Në vendngjarje policia ka gjetur një pistoletë që dyshohet se i ka rënë njërit prej grabitësve, të cilët janë nisur me shpejtësi drejt Kamzës.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrje-daljet e Tiranës, ndërsa një automjet i efektivëve të Tiranës është vënë në ndjekje të tyre pak pasi është raportuar për grabitjen. 

VIDEO e arratisjes së dy grabitësve

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img