Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Grabitet banesa e të moshuarës në Vlorë, autorët i lidhin duart e i mbyllin gojën, kokën ia mbulojnë me jorgan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0ba84a9d3ec0f6ade84b90fac843bf08

Është grabitur banesa e një të moshuare në fshatin Nartë në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmisë së 85-vjeçares, autorët i kishin lidhur duart dhe i kishin mbyllur gojën. Nuk u mjaftuan me kaq, por i vendosën jorgan në kokë që të mos bënte zhurmë.

Ajo tregon se grabitësin i thanë që të mos bërtiste ndryshe do e vrisnin. Më tej ajo tregoi se personat që hynë në shtëpi ishin dy dhe në fillim e kontrolluan në trup e më pas kontrolluan shtëpinë duke i marrë 200 mijë lekë të vjetra.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve të grabitjes, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimit e tyre.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img