Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Grabitet argjendaria në Gjirokastër, hajdutët futen me maska dhe pistoleta; kërcënojnë shitësin dhe largohen me të shpejtë (SI NDODHI NGJARJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë futur sot në një argjendari në Gjirokastër dhe kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme të mirash materiale.

Ata kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me pistoleta. Kanë kërcënuar shitësin, kanë marrë mallin dhe janë larguar me të shpejtë. Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori, në qytetin e gurtë.

Tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një armë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin. Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura.

Burime bëjnë me dije se ata ikën me një automjet i cili po priste vetëm 3 metra larg argjendarisë. Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen  “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njoftoi Policia.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img