Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Grabitet argjendaria 100 metra larg Komisariatit në Lezhë, pronari përleshet fizikisht me autorin por nuk e ndalon dot

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një argjendari është grabitur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Mësohet se biznesi privat ndodhet shumë pranë Komisariatit të Policisë, vetëm 100 metra larg, por përsëri grabitja nuk është mundur të ndalet.

Një person me motor dhe skafandër në kokë ka shkuar brenda argjendarisë dhe ka marrë disa sende me vlerë. Më pas, ka dalë për t’u larguar por është ndjekur nga pas nga pronari i biznesit dhe të dy janë përleshur fizikisht, shkruan News 24.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20.45 në rrugën “Luigj Gurakuqi” të qytetit. Pavarësisht përplasjes me pronarin e argjendarisë, i riu ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e saj dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe ngjarja ka ndodhur në një kohë ku kishte shumë lëvizje qytetarësh, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar, duke mos u trembur as nga Komisariati i Policisë që ndodhej fare pranë.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img