Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitësit tentojnë të vjedhin banesën në Kavajë por përleshen me familjarët, plagoset gruaja dhe djali i mitur

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një tentativë grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Karpen të Kavajës, ku tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin banesën e 70 vjeçarit B.G, por janë diktuar nga familjarët.

Ata kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur R.G, 47 vjeçe dhe A.G, 13 vjeç.

Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

“Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi. Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu