Hapësire reklamuese

Rajoni

Grabitësit i vranë pa mëshirë nënën 20-vjeçare, fotoja prekëse e policit grek me foshnjën në krahë

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarja e djeshme e tmerrshme në Greqi, ku grabitësit hynë në një banesë dhe vranë një 20-vjeçare, nënën e një vajzë 11 muajshe ka tronditur mbarë opinonin publik.

Mediat vendase kanë publikuar një foto prekëse, ku shihet një polic teksa në krahët e tij mban foshnjën 11-muajshe të viktimës.

Fotoja ka qarkulluar në të gjithë mediat, teksa tregon dhimbjen e kësaj ngjarje.

Kujtojmë që ditën e djeshme tre hajdutë hynë në shtëpinë në Glyka Nera, ku lidhën në fillim bashkëshortin 32-vjeç, dhe më pas kanë lidhur 20 vjeçaren, Carolina të cilën e kanë tërturuar dhe mbytur me jastëk.

Fëmija u dërgua në spital si fillim, ndërsa më pas është marrë nga prindërit e të ndjerës.

Grabitësit arritën të merrnin 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë. Sipas hetimeve, rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura nga grabitësit, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.

Policia greke afron 300 mijë euro për ata që japin detaje në lidhje me autorët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll