Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Grabitësi përleshet me pronarin e lokalit në Sarandë, pronari thërret dikë për ndihmë por ngjarja përfundon tragjikisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fb8342327ceee35e3e41baf23c60dd2c

Grabitësi përleshet me pronarin e lokalit në Sarandë, pronari thërrët për ndihmë dhe më në fund ngjarja mbyllet tragjikisht. Personi që ndihmon vritet.

Vrasja ka ndodhur në orën 01:00 në Shkallë të Sarandës. Pronari A.P ka patur një lokal, në të cilin ka hyrë një grabitës ende i paidentifikuar.

Pronari, me ta parë, ka kërkuar ndihmën e Pajtim Shehut. Shehu i ka ardhur në ndihmë dhe te tre burrat janë përleshur, por grabitësi ka menduar që më në fund të përdorë armën. Padashje plumbat kanë kapur Shehun, i cili ka humbur menjëherë jetën.

Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja për vrasjen në Sarandë. Sipas kontrollit në lokal mësohet se grabitësi mori vetëm 10 mijë lekë të reja. Për ngjarjen janë shoqëruar 19 persona.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të gjithë dinamikën. Pronari i lokalit po dëshmon rreth saj. Grabitësi nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë që policia ka njoftuar se:

“Më datë 13.02.2016 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, rreth ores 03:00 është marrë njoftimi se në fshatin Shkallë është vrarë me armë zjarri një person. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku nga  hetimet paraprake ka rezultuar se një person i paidentifikuar ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit: A. B. në dalje të fshatit Shkallë.

Pronari i lokalit që ka edhe banesen ngjitur me lokalin ka dëgjuar se dikush ka hyrë në lokalin e tij dhe ka njoftuar një bashkëfshatarin e tij për ndihmë, shtetasin P.Sh.

Gjatë momentit që bashkëfshatari po shkonte për ndihmë, personi i paidentifikuar ka qenë duke u larguar nga lokali nga ku kishte marre rreth 10,000 lekë të rinj (monedha) dhe në anën e pasme të lokalit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin: P.Sh. 44 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur.

Autori i ngjarjes është larguar menjëhere pas kryerjes së krimit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor si dhe janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit.

Deri më tani, Policia ka shoqëruar 19 persona (si të dushuarit kryesorë në atë zonë) si dhe është bllokuar një automjet i cili mendohet se mund të ketë lidhje me autorin (ngjarjen).

Gjithë strukturat e Policisë, specialiste kriminalistikë dhe të krimeve të rënda të Policisë Vlorë, janë duke punuar për dokumentimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img