Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Grabitësi i futet i armatosur në banesë dhe dhunon gruan në Durrës, kapet në flagrancë nga policia (Emri)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka tentuar që të vjedhë banesën e një gruaje.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas informacionit të marrë se në një banesë në lagjen nr 13, Plazh, Durrës, një person po tentonte të vidhte me dhunë banesën e një gruaje, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dorjan Tonuzi.

Ky shtetas, ditën e djeshme, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.

Ndërkohë, Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Plazh, Durrës

Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), në banesën e një shtetaseje, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i mprehtë (thikë).

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i mprehtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img