Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitën turistin zvicerian, arrestohen tre adoleshentë në Përmet

Shkruar nga Newsbomb
Grabitën turistin zvicerian, arrestohen tre adoleshentë në

Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Përmetit pasi akuzohen për vjedhje.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit H.Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë Përmet:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese