Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Grabitën shtëpinë në Lezhë dhe dhunuan pronarët, policia identifikon autorin; shpallet në kërkim 23 vjeçari (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është identifikuar një nga autorët të cilët mbrëmjen e djeshme kanë grabitur banesën e Gjergj Doçi të Lezhë.

Bëhet me dije se policia ka identifikuar autorin dhe si rezultat ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar të ngjarjes, Pavlin Dokajn 23-vjec.

Kujtojmë që mbremjen e djeshme dy person hynë në shtëpinë e Gjergj Doçit dhe Violeta Doçi dhe me dhunë grabitën një shumë parash dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2  shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë. 

Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit P. D. dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.  

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img