Policia britanike është në kërkim të tre shqiptarëve të cilët akuzohen për disa vjedhje, mes tyre dhe për grabitjen e shtëpisë së futbollistit Raheem Sterling.
Janë shpallur në kërkim; Alfred Isufi 48 vjeç, Gerard Kalaja 22 vjeç dhe Henri Osmani 44 vjeç. Personat në fjalë akuzohen për vjedhjen e 33 banesave dhe bizneseve.
Në banesën e futbollistit të Chelsea janë grabitur sende që kapin vlerën e 300.000 paund. Shtëpia e futbollistit që ndodhet në Oxshott u grabit ndërsa Sterling ishte në Katar për ndeshjet e Kupës së Botës.
Pas ngjarjes futbollisti u detyrua që të kthehej në shtëpi, pranë partneres Paige Milian dhe dy fëmijëve të tyre, të cilët ishin frikësuar nga ngjarja, raporton “The sun”.