Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitën sendet personale të italianit, arrestohen dy shqiptarë në Itali, si u zbuluan kur … (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Grabitën sendet personale të italianit, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se janë autorë të një grabitjeje të ndodhur më datë 26 korrik në një zonë të Trevisos, Itali.

Sipas raportimit të medieve italiane, në pranga kanë rënë shtetasit Selim Leba 31 vjeç dhe Nikolin Koçi, 40 vjeç, 

Ata ndaluan për të mbushur makinën me karburant, teksa pikasën një italian i cili po rregullonte një tabelë të qarkullimit rrugor.

Shtetasi Italia kishte lënë makinën e tij të parkuar dhe me xhamat hapur. Një prej shqiptarëve u afrua dhe vodhi një qese ku ai kishte sendet personale, portofolin dhe celularin.

Burri i ndoqi nga pas shqiptarët, por më vonë ata u zbuluan nga kamerat e sigurisë në pikën e karburantit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll