Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
14 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Grabitën nën kërcënimin e armëve të huajt në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar njërin prej autorëve të vjedhjes me dhunë të disa shtetasëve të huaj.

Në pranga u vu shtetasi Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Sipas njoftimit të policisë Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Ndërkohë policia po punon  për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img