Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitën mbi 30 banesa, arrestohen dy "skifterët" shqiptarë në Spanjë

Shkruar nga Newsbomb
Grabitën mbi 30 banesa, arrestohen dy "skifterët"

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Madrid, pasi dyshohet se kanë grabitur mbi 30 banesa të ndryshme.

Ata dyshohet se janë përgjegjës për grabitjet e ndodhura më zona si, Torrelodone, Boadilla del Monte, Las Rozas de Madrid, Arroyomolinos, Griñón dhe Pozuelo de Alarcón.

Dy shqiptarët nuk merrnin zakonisht objekte të vogla, që nuk viheshin shumë re, por edhe para, bizhuteri, orë dhe pajisje elektronike ose kompjuterike.

Duke u nisur nga niveli i lartë i aktivitetit kriminal të grupit, u krye edhe një kontroll në banesën që 2 shqiptarët kishin në Getafe ku u sekuestruan një sasi e madhe bizhuterish, ora, pajisje kompjuterike dhe elektronike si dhe automjeti i përdorur për t’u larguar pasi kryenin grabitjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese