Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitën banesën dhe morën bizhuteri me vlerë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për ‘vjedhje’.

Në pranga kanë rënë shtetasi A. Gj., 22 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. H., 29 vjeç.

Personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin në rrugën “Sefer Shima”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Dh. K., ku kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë rreth 100.000 lekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 22 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Sefer Shima”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Dh. K., ku kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë rreth 100.000 lekë,” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll