Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Grabitën 75 mijë euro në Përmet, policia arreston autorin e dytë, vijojnë kërkimet për bashkëpuntorin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një prej autorëve të grabitjes së ndodhur në Përmet disa ditë më parë është ndaluar nga policia.

Burime policore bëjnë të ditur se është arrestuar një tjetër person që dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e banesës së 63-vjeçarit.

Mësohet se në prangat e uniformave blu ka rënë shtetasi E. P., 30 vjeç, si bashkëpuntor në vjedhjen e 75 000 euro në banesën e 63-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.  

Disa ditë më parë u arrestua 36-vjeçarja O.SH., ndërsa, shtetasi P.P, u shpall në kërkim.

Ndërkohë, Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ndalohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij. 

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. P., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img