Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Grabitën 75 mijë euro, arrestohet një grua në Përmet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grua ka rënë në prangat e policisë së Përmetit, e cila akuzohet për vjedhjen e një shumë të madhe parash.

Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë shetësja O.SHahini, e cila në bashkëpunim me shtetasin Paulin Peçi, i cili është shpallur në kërkim kanë vjedhur 75 mijë euro në banesën e shtetasit Koço Prokos.

Në porvën e cilësisë material janë sekuestruar 27 mijë euro. Materialet e sekuestruara i kaluan për shqyrtim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”). 

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img