
Një 46-vjeçar shqiptar akuzohet si një nga tre autorët që grabitën ELTA (Kompania e shërbimit postar) në Greqi. Ngjarje e ndodhur më 27 korrik të 2023.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë dhe konsiderohet se “koka”e grupit të grabitjes. Shqiptari, identifikimi i të cilit nuk dihet ende, së bashku me tre persona të tjerë grabitën postën greke ELTA, nga ku morën 135 mijë euro.
Në kërcënimin e armëve të zjarrit kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej shumën e madhe të parave. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur në një fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.
46-vjeçari shqiptar së bashku me autrët e tjerë vijojnë të jenë në arrati. Shqiptari akuzohet për organizim kriminal, grabitje, shkelje të legjislacionit për armët dhe vjedhje.