Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitën 10 mijë euro, arrestohen 2 autorët në Vlorë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohen 2 nga autorët e grabitjes në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 2 nga autorët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për shkak të hetimit.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar edhe 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe mjeti me të cilin autorët kanë lëvizur pas grabitjes.

Autorët e dyshuar janë kapur në vendin e quajtrur ‘Kodrat e Panajasë’. Ndërkohë policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të tretë.

Mëngjesin e sotëm 3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një fugon të linjës së Italisë i cili sapo kishte mbërritur në Vlorë.

Autorët kanë vjedhur një çantë brenda së cilës dyshohet se kishte një shumë prej 10 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë rreth orës 07:30.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll