Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabisnin qytetarët te Sheshi Skënderbej, Policia e Tiranës arreston 17 vjeçarin dhe procedon dy shokët e tij 14 vjeçarë

Shkruar nga Newsbomb
Grabisnin qytetarët te Sheshi Skënderbej, Policia e Tiranës

Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe dy të tjerë nga 14 vjeç janë proceduar penalisht, pasi grabisnin me dhunë dhe nën kërcënimin e thikës qytetarët te Sheshi Skënderbej. Ky është rasti i dytë që goditet nga shërbimet e Komisariatit nr.3.

Disa ditë më parë, bazuar në inteligjencën informative shërbimet e policisë kanë vënë në pranga 2 shtetas, si dhe ka nisur procedimi penal për 1 tjetër.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor të koduar “Saga”, kanë zhvilluar hetime për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç.  

Këta shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.