Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Grabisnin flori, argjend dhe makina, bien në pranga dy hajdutët shqiptarë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

9c7d379e16b4ec9d9ff54919a0c05e2f

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan mbrëmë nga policia italiane në Modena teksa lëviznin me një automjet të grabitur.

Aleksandër Mhillaj (28 vjeç) dhe Enrik Nikolla (24 vjeç) u pikasën nga policia dhe porsa panë oficerët e policisë hipën në makinën ‘’Fiat Stilo’’ dhe u larguan drejt rrugës Fratelli Cervi. Kur karabinierët ndaluan makinën, Mhillaj dhe Nikolla ia mbathën me këmbë. Nikolla arriti të godiste në kokë njërin prej karabinierëve. Më pas, ata nuk mund të shpëtonin më teksa iu hodhën prangat.

Në kontrollin e banesave të tyre, karabinierët gjetën sende të çmuara prej floriri dhe argjendi me vlerë 10 mijë € si dhe makina ‘’Fiat Stilo’’ me të cilën tentuan t’i arratiseshin policisë ishte e grabitur. Kohë më parë, Mhillaj dhe Nikolla kishin tentuar të grabisnin një shtëpi, por më pas u pikasën nga pronarët.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img