Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Grabisnin bizhuteri dhe “Rolex”, arrestohen katër shqiptarë në Greqi, njëri prej anëtarëve me një krahë dhe një këmbë (Foto)

Lajme të ngjashëm

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që kryanin vjedhje të shumta.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë katër anëtarë të bandës, me origjinë shqiptare, të moshës 26 deri në 44 vjeç, për formimin e organizatës kriminale, raste të dalluara të vjedhjeve, parandalimin dhe shuarjen e pastrimit të parave, veprës narkotike, dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë dhe të huajve.

Nga kërkimet e tij deri më sot, në mbarë vendin kanë dalë të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj ka përfituar të paktën 200 mijë euro.

Banditë shqiptarë e nisën aktivitetin e tyre kriminal të paktën nga gushti 2022. Ata grabitën në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.

Dobësia e tyre ishin bizhuteritë, metalet e çmuara, paratë e gatshme dhe orët e shtrenjta Rolex.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i organizatës jetonte në një fshat të largët rural të Korinthit, konkretisht në Stimaga. Një fshat me pak banorë, që banditi shqiptar të vepronte pa u vënë re, larg organeve të ndjekjes. Edhe shoferi i tij është gjithashtu një anëtar kyç i organizatës, banues në Atikë dhe një person me aftësi të kufizuara, me një krahë dhe një këmbë.

 

Më shumë