Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika... Deputeti për Blue Panoramën: Kur të vdesim mos reagoni më

Shkruar nga Newsbomb

Një defekt teknik i avionit të kompanisë "Blu Panorama" ka shkaktuar panik të pasagjerët mëngjesin e djeshëm në Rinas.

 

Avioni i linjës Tiranë-Ancona bëri ulje emergjente menjëherë pasi është ngritur për fluturim. Në bordin e avionit është parë të dalë tym dhe kjo ka tmerruar udhëtarët, mes të cilëve gra shtatzëna dhe fëmijë.

Ndërkaq reagon me nota të forta revolte deputeti i LSI Përparim Spahiu.

“Vërtet që kjo linjë është loë-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë. Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë....mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare...”, shkruan Spahiu.

REAGIMI I PLOTË:

Kur të vdesim, mos reagoni më!

Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve....

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika...

Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë

Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës..

Vërtet që kjo linjë është low-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë

Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë....mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare...

Operimi i linjave të tilla low-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj

Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar!

Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania....

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu