Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Gra e vajza ish-anëtare të LSI i bashkohen PS, Damian Gjiknuri: Mesazhi është i qartë, Vlora është me Edi Ramën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me gra e vajza ish anëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë aktivitet të organizuar në sheshin e rikonstruktuar në zonën e “3 Racave”, Gjiknuri shoqërohej nga ish-deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami dhe kandidatet për deputete Pranvera Resulaj e Laura Ferati.

Gjiknuri vlerësoi kontributin e këtyre grave gjatë katër vjeçarit të kaluar, duke theksuar se bashkimi rreth Partisë Socialiste do të bëjë këtë forcë edhe më suksesshme për të arritur fitoren masive më 25 Prill.

“Familja jonë politike dhe sidomos pjesa më e mirë e saj që është pjesa e grave dhe vajzave që ne kemi qoftë në ekip, qoftë në familjen tonë politike, zgjerohet me shumë vullnetar dhe mbështetës të tjerë drejt fitores së 25 Prillit. Në fakt, ka arsye pse po na bashkohen shumë dhe nuk është dhe rastësi pse  janë mërzitur krahu tjetër, qoftë dhe ish miku i Çimit, që mbiu në Vlorë  a thua se e ka dërguar Perëndia të mbrojë të drejtat e vlonjatëve apo do të monitoroj procesin zgjedhor.

Arsyeja është shumë e thjeshtë këtu nuk është se po ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme por janë qytetarët e thjesht sidomos gratë dhe nënat e Vlorës dhe  janë të parat në Shqipëri që e refuzojnë dhunën. Refuzojnë politikën e përçarjes. Nuk ka nevojë të na mbijë dikush nga Presidenca e të na thotë se do ruajë standardet zgjedhore. Ne spo bëjmë gjë tjetër veç po komunikojmë më të gjithë qytetarët e Vlorës për punët që  janë bërë”, theksoi Gjiknuri.

Projektet strategjike për zhvillimin e Vlorës, kanë bërë që të jenë shumë e më shumë njërëz të cilët po presin të na bashkohen , tha Gjiknuri në sheshin e rikonstruktuar të Tre Racave.

Në cilësinë e organizatorit të takimit, Shkëlqim Selami, ish deputet I Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se vota për Partinë Socialiste është detyrim ndaj Kryeministrit Rama dhe trasformimit që i ka bërë qytetit.

“Jemi sot këtu për të  mbështetur maksimalisht të ardhmen tonë,  të  ardhmen e qytetit tonë, për të mbështetur Edi Ramën dhe për të mbështetur Partinë Socialiste. Faktikisht, sot Vlora dhe Qarku por edhe gjithë Shqipëria po prek të ardhmen europiane, ndaj ju bëj  thirrje të gjitha ju zonjave, të  bashkohemi të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë. E shikoni shumë mirë se çfarë është bërë në qytetin tonë, janë bërë disa investime strategjike”, u shpreh Selami.

“Ju bëj thirrje që të votoni qeverisjen e cila jua bën jetën më të thjeshtë me vepra publike dhe mirëqënie”, ju është drejtuar grave prof.  Anka Cullaj Kotori, ish aktiviste e LSI.

“I bashkohemi të gjitha ne që ndoshta në zgjedhjet e kaluara kemi kontribuar në LSI  sepse duhet ta kemi kujtesën jo të shkurtër, që nga ky shesh ku jemi ulur sot, mbani mend si ishte?! Qeverisja që ma bën jetën  komode në qytetin tim, në  qytetin tonë, që na ka ndryshuar me gjithçka, na nxit të votojmë për të. Jo për  të pasur ndasi por për tu bashkuar drejt një qeverisjeje që na i bën jetën më komode”, theksoi ish-aktivistja e LSI.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img