Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Gota me lëngun e verdhë dhe këpucët poshtë krevatit, dalin fotot e reja nga misteri i vdekjes së Mehmet Shehut, ish-kryehetuesi i komunizmit: I bindur që e kanë vrarë….

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nga ngjarjet më të bujshme në vendin tonë, për të cilën bëhen edhe në kohën e tanishme diskutime të shumta të pasqyruara në shtyp dhe media, madje edhe në mjaft botime studimore dhe letrare si romane etj., është edhe ajo e vdekjes së kryeministrit Mehmet Shehu.

Kjo është edhe tema që po diskutohet në “Opinion”, ku Qemal Lame, ish-krytari i Hetuesve të Përgjithshme në kohën e Komunizmit, u shpreh i sigurt se Shehu është vrarë dhe që nuk ka vrarë veten, teksa tha se nëse do ishte në detyrë në drejtësi do e  hapte çështjen për të dënuar personat e përfshirë.

“Jam i bindur që e kanë vrarë. Po të kisha një detyrë, do kisha vendosur cilësimin e ngjarjes  për vrasje dhe do kërkoja që fajtorët të dënoheshin.

Ka shumë rrethana në radhë të parë asnjëri në Shqipëri nuk e pranoi vetëvrasjen. Po të hysh në botën e asaj kohe jam i bindur me ata që kam jetuar, pothuajse me 99% nuk e pranonin, kurse të tjerët heshtnin. Vrasja duhet parë një ditë më parë para mbledhjes së byrosë” tha Lame ndër të tjera.

Ndër të tjera janë publikuar edhe foto të lidhur me momentet e fundit të Mehmet Shehut. Në fotot e mëposhtme shihet në këmbët e krevatit, janë këpucët si dhe një palë pandofla.

Ndërkohë në komodinën, shihet një gotë, një filxhan dhe një termus, ndërsa u fol për një gotë me një lëng të verdhë që nuk u ekzaminuan kurrë dhe që nuk figurojnë të jenë ekzaminuar. Në lidhje me këtë gotë Ervin Karamuca tha se mund te ishte caj kamomil që ish kryeministri pinte para se të flinte për tu qetësuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img