Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Goro ka dhënë dorëheqje”, mediat greke: Rama do emërojë një tjetër kryetar në Himarë

Shkruar nga Newsbomb
“Goro ka dhënë dorëheqje”, mediat greke: Rama do

Mediat greke i kanë dedikuar një tjetër shkrim çështjes së Belerit dhe drejtimit të bashkisë së Himarës.

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur për mediat greke pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili tha se duhet të largohej nga drejtimi i bashkisë së Himarës, Jorgo Goron. Ai për “Skai” tha se të premten kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro dha dorëheqje nga ky post.

E marrë shkas nga kjo deklaratë, mediat greke shkruajnë se në orët në vijim qeveria me në krye Ramën do të vijojë me emërimin e kryetarit të bashkisë së Himarës, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili është fituesi i zgjedhjeve, por mbetet në burg dhe me një gjyq në zhvillim në lidhje me akuzat për shit-blerje votash.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se vendimi i GJKKO për mos i dhënë leje Belerit për tu betuar është i drejtë, teksa paralajmëroi se Jorgo Goro s’mund të qëndronte më në detyrë.

Lexo edhe: Çështja Beleri, Rama: Jorgo Goro s’mund të qëndrojë më në detyrë si kryetar i Himarës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese