Hapësire reklamuese

Politikë

“Gonxhja, hajdut i papërmbajtur”, Berisha: Rama e bëri super-ministër me 3 portofole

Shkruar nga Newsbomb
“Gonxhja, hajdut i papërmbajtur”, Berisha: Rama e bëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me emërimin që kryeministri Edi Rama i bëri ditën e djeshme Blendi Gonxhes. Gjatë fjalës së tij nga ballkoni i banesës së tij, Berisha u shpreh kundër emërimit të Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin.

Ai nuk kurseu as akuzat ndaj ish-drejtorit të DPSHTRR, të cilin e quajti si një nga hajdutët më të papërmbajtur, teksa më tej tha se Rama sapo e bëri “super-ministër me tre portofole”.

 “Një nga hajdutët më të papërmbajtur të vendit, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me 3 portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, ju kujtohen çifti i 20 përqindëshit Rama-Gonxhe. Askujt nuk i harrohen vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, njoftoi pasditen e së hënës formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Drejtimi i këtij institucioni i është besuar ish-drejtorit tashmë të DPSHTRR, Blendi Gonxhja, emri i të cilit i është dërguar për dekretim presidentin Bajram Begaj.

Në nëntor 2018 Blendi Gonxhja u emërua drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke zëvendësuar Arben Isaraj, i cili dha dorëheqjen. Deri në atë kohë Blendi Gonxhja mbante postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa tani do të mbajë postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese