Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Gonxhja flet për përmbytjen te parku ‘Rinia’ por komentuesit e ngacmojnë për hapjen e digës dhe tregon për herë të parë prapaskenat: Bëra një hap për të shfryrë ngarkesën Nano-Rama

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8354a7247741ddf24e2b011412a6608c

Fotot e Parkut ‘Rinia’ të mbushur me pellgje uji, bënë xhiron e rrjetit ndërsa pjesë e këtij debati është bërë edhe ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës, tashmë drejtor i Transporteve, Blendi Gonxhja.

Mirëpo nga Parku Rinia, debati ka kaluar te përmbytja e Tiranës në vitin 2002, kohë kur bashkia drejtohej nga Edi Rama. Asokohe, u përmbyt një pjesë e madhe e Tiranës së Re, për shkak të hapjes së digës së liqenit artificial.

Pikërisht për këtë e kanë ngacmuar komentuesit Gonxhen të cilit i është dashur kaq pak, për të zbuluar prapaskenat e asaj ngjarjeje.

Gonxhe thotë se vetë ai nuk ka pasur asnjë përgjegjësi por është detyruar të bëjë “hapa pas” për shkak të tensionit mes Nanos e Ramës.

REPLIKAT DHE RRËFIMI I BLENDI GONXHES:

Komentuesi: Është fjala per derdhjen qe u be nga Diga e liqenit …nuk kisha ndermend te ta kujtoj por ke pare ti qe ..faktet flasin ndryshe i dashur Blendi …ishte lajthitje apo pakujdesi!?

Blendi Gonxhja: Të ka mbetur ty ora pas! Dhe plus je i painformuar edhe per ate! Ajo “veper” qe bere keq, porta nuk mbyllej, e sapodorezuar nga nje rikonstruksion i bere nga administrata Brojka. Porta per ate pune eshte te hapet e uli nivelin kur ka rrezik e te rimbyllet. Nuk u rimbyll, per gabim teknik te firmes se zbatimit te punimeve te marra ne dorezim jo nga ne! Gjykata i ka tere keto. Hapja, butoni, qe bere pa urdher e nga nje roje, edhe ky i gjetur ne pune e jo i punesuar nga ne e vetem per kete ai pati penalizim, procedurial e penal. Une as kisha pergjegjesi fare, as direkte as indirekte por per te shfryre ngarkesen politike Nano-Rama ne ate fragment kohor bera une nje hap pas – levizje politike qe ti duhet te ma vleresosh e jo e kunderta! Ndersa permbytja (ku nuk ngordhi as nje mace) poshte diges te lagja, e di pse ndodhi, se nuk kishte fare kolektor e a e di pse? Se perseri nga ndertimet e adm Brojka tere kanalet qene demtuar e bllokuar e tjetersuar, e qene dhene leje pa garantuar shkarkimet nga Liqeni! Gjykata i vleresoi te tera keto 1 e nga 1 e une si Blend as pata asnje lloj forme pergjegjesie, u penalizuan fajtoret e vertete, ligjerisht. Keshtu qe edhe ai qe ty te duket si moment rrezimi i imi – ose sikur c’gjete, eshte moment krenarie, pastertie e madje demaskimi i asaj qe ne gjetem e qe aksidentalisht na plasi ne dore nga paraardhesit e papergjegjshem. Kur te me kujtosh mua kujto Lanen, Parkun Rinia, ndricimin, rruget e reja, Tiranen 2000-2002 qe morri era qytet, pallatet e para me parkime nentokesore, festat e gjallerimin kulturor, zgjidhjet e shume problemeve e nje godine bashkie te re me salle keshili bashkiak e shume pune te mira me fare pak leke e me shume pasion, hajt pra!

gonx.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img